Vjosa del nga shtrati, uji çan digën tek Ura e Mifolit
Dhjetor 12, 2021 07:42 Europe/Tirane
Moti i keq dhe reshjet e dendura të shiut të rëna gjatë natës kanë sjellë dhe përkeqësim të situatës në Lumin e Vjosës.
Siç informon gazetari i Syri Tv, bëhet me dije se si rezultat i prurjeve rreth mesnatës, niveli i ujit të Vjosës ka çarë digën në Urën e Mifolit duke depërtuar në pjesën e poshtme.
Ndërkohë niveli i lumit ka arritur në afer 8 metra./Syri