Dhjetor 12, 2021 17:07 Europe/Tirane
  • Qindra familje në Devoll 2 ditë e netë në terr pa energji elektrike

Qindra familje në Devoll janë prej 2 ditësh dhe 2 netësh në terr, pa energji elektrike. Sipas të dhënave nga OSHEE, ka pasur rrëzime shtyllash dhe këputje telash si pasojë e erës së fortë dhe dëborës.

Edhe pse vijon puna në terren për riparimin e pjesëve të dëmtuara, ende nuk është arritur rikthimi i energjisë.

Sipas të dhënave në Devoll, energji elektrike ka vetëm qyteti Bilishti e pjesa tjetër e njësive është në terr.

Pa energji është edhe Bashkia Pustec e fshatrat e saj. Vijon mungesa e energjisë elektrike në disa fshatra të Moglicës e Gorës në Maliq dhe disa fshatra në Velçan e Trebinjë të Pogradecit.

Edhe pse reshjet kanë ndalur, vështirësia për ndërhyrje në zonat malore për punëtorët e OSHEE mbetet.

Trashësia e dëborës ka ngadalësuar shumë rilidhjen e shtyllave dhe përcjellsave të dëmtuar. OSHEE shprehet se po punohet për riparimin e telave dhe kabujve elektrikë./Syri