Dhjetor 11, 2021 07:29 Europe/Tirane
  • Presidenti Meta kthen për rishqyrtim në Kuvend ‘Buxhetin 2022’

Presidenti Ilir Meta ka kthyer për rishqyrtim në Kuvend ligjin për “Buxhetin 2022”.

Në argumentet e dhëna, kreu i shtetit nënvizon se ligji për buxhetin është një plan financiar antisocial dhe se ka mangësi shqetësuese të transparencës në lidhje me shpenzimet dhe politikat fiskale.Ndërkohë theksohet se ky ligj paraqet problematikë shumë shqetësuese në lidhje me nivelin e borxhit publik, përdorimit dhe efektit ekonomik të tij. “Mungon mbështetja reale për sektorët e ekonomisë dhe në mënyrë të veçantë për bujqësinë. Mungon mbështetja e nevojshme buxhetore për shtresat në nevojë për kurimin ndaj infeksionit Covid-19, të cilët trajtohen në shtëpi dhe jashtë sistemit spitalor”, njofton Presidenca.Më 22 tetor Këshilli i Ministrave miratoi projekt-buxhetin për vitin 2022, ku parashikohen rritje pagash për disa kategori, nga policët, mësuesit dhe mjekët./ParsToday