Ngjarje tronditëse/ Foshnja vdes nga asfiksia, jetonte në mjerim
Një foshnje 3-muajshe në Krumë të Hasit ka humbur jetën për shkak të asfiksisë. Burime bëjnë me dije se foshnja jetonte me nënën, e cila raportohet se vuante dhe nga probleme të shëndetit mendor. Policia nuk ka dhënë ende informacion zyrtar për ngjarjen, por dyshimet janë se foshnja është asfiksuar.
Familja jetonte në kushte shumë të vështira ekonomike. Fëmijës nuk i dihet babi, ndërkohë që tre muaj më parë kur foshnja ka ardhur në jetë, institucionet shtetërore nuk e kanë marrë në jetimore, por ia kanë lënë nënës, edhe pse kanë qenë në dijeni se nëna e fëmijës kishte probleme të shëndetit mendor.
Njoftimi i policisë:
Has/ Informacion paraprak
Më datë 14.12.2021, jemi njoftuar nga shtetasja G. P., 31 vjeçe, banuese në Krumë, se ka ndërruar jetë në banesë, foshnja e saj 3-muajshe.
Grupi hetimor ka kryer veprimet e para hetimore në vendngjarje dhe pritet ekspertiza mjeko-ligjore për përcaktimin e shkaqeve të humbjes së jetës./Syri