Dhjetor 19, 2021 13:22 Europe/Tirane
  • ‘Open Ballkan’, Vuçiç vjen në Tiranë në 20 dhe 21 dhjetor

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçic do të vizitojë Tiranën, në datat 20 dhe 21 dhjetor, në kuadër të takimit të radhës së ‘Open Ballkan’. Edi Rama do të jete mikpritësi kësaj here, ndërsa në këtë mbledhje të radhës së ‘Ballkanit të Hapur’, do të marrë pjesë, edhe kryeministri I Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Ata pritet të nënshkruajnë një marrëveshje, sa i takon lejeve të punës, mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Në bazë të kësaj marrëveshje, parashikohet, që leja e punës, në njërën prej këtyre shteteve, është e vlefshme dhe njihet mes 3 vendeve të iniciativës, së Ballkanit të hapur.

Takimi i fundit, i ‘Ballkanit të hapur’, u mbajt në fillim të muajit nëntor, në Beograd./Syri