Dhjetor 19, 2021 20:22 Europe/Tirane
  • Bilanci i Covid/ 5 humbje jete dhe 228 infektime në 24 orë

Bilanc i lartë vdekjesh nga koronavirusi në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se kanë humbur jetën 5 qyterarë.

Ndërkaq, gjatë 24 orëve të fundit, numri i infektimeve të reja është 228 qytetarë.

Buletini ditor i Ministrisë së Shëndetësisë:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 2370 testime, 228 qytetarë të infektuar, 5 humbje jete dhe 321 të shëruar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë për të gjithë qytetarët +18 vjeç që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 2370 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 228 qytetarë, në këto bashki:

87 në Tiranë, 23 në Vlorë, 12 në Durrës, nga 10 qytetarë në Fier, Berat, nga 8 qytetarë në Shkodër, Lushnje, 6 në Elbasan, nga 5 qytetarë në Kamëz, Gjirokastër, Kuçovë, nga 4 qytetarë në Mirditë, Kurbin, nga 3 qytetarë në Sarandë, Patos, Krujë, Lezhë, nga 2 qytetarë në Tropojë, Vorë, Divjakë, Përmet, Tepelenë, Devoll, Gramsh, nga 1 qytetar në Librazhd, Dimal, Cerrik, Korçë, Memaliaj, Këlcyrë, Konispol, Mallakastër, Dibër, Rrogozhinë, Kavajë, Shijak, Kukës, Pukë, Vau i Dejës.

Janë 5235 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 144 pacientë, nga të cilët 10 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 5 humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Elbasani 57 vjeç, dy qytetarë nga Tirana të moshave 59-75 vjeç, një qytetar nga Fieri 77 vjeç, një qytetar nga Durrësi 82 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 321 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 197,376 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (19 Dhjetor 2021)

Raste të reja ditore 228

Të shëruar në 24 orë 321

Të shtruar në spitale 144

Humbje jete në 24 orë 5

Testime ditore 2370

Testime totale 1,438,741

Raste pozitive 205,777

Raste të shëruara 197,376

Raste Aktive 5235

Humbje jete 3,166

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2464

Fier 619

Shkodër 363

Durrës 339

Gjirokastër 310

Elbasan 288

Berat 256

Vlorë 216

Lezhë 129

Korçë 125

Kukës 67

Dibër 59/Syri