Dhjetor 23, 2021 07:03 Europe/Tirane
  • Dogjën flamurin serb/ Lirohen të rinjtë, avokati: Në Serbi s'u arrestua kush

Gjykata e Tiranbës vendosi të lirojë nga qelia dy të rinjtë e arrestuar për djegien e flamurit serb në Tiranë.

Astrit Cara dhe Besnik Balani ishin arrestuar për djegien e flamurit serb në protestën e 20 dhjetorit.

Tani ata do jenë në detyrim paraqitje. Këtë masë kërkoi prokuroria dhe gjykata e miratoi.

Avokati i të rinjve, Ledio Nuraj tha se ata duhet të ndiqen pa masë gjatë hetimit. Sipas tij, të rinjtë nuk përbëjnë rrezikshmëri dhe nuk kanë të shkuar kriminale.

“Në Serbi, një person dogji flamurin shqiptar dhe nuk u mor asnjë masë ndaj tij,” tha avokati./Syri