Mashtrimi miliona euro me Call Center, arrestohet administratori izraelit
Dhjetor 24, 2021 07:53 Europe/Tirane
Izraeliti Rafael Genish, pronari i një 'Call Center' në Tiranë është prangosur në kushtet e flagrancës nga policia e Tiranës me akuzën e mashtrimit kompjuterik të të huajve nga Tirana.
Ndërkohë që janë arrestuar 20 persona të tjerë, nga 60 që u shoqëruar ditën e djeshme.
Janë më shumë se 2400 shtetas të huaj që kanë re pre e mashtrimit, me premtimin e investimit në në bursë, dhe i është shkaktuar dëm disa miliona euro
2400 ankesat kanë mbërritur nga autoritete gjermane, franceze dhe italiane.
Prokuroria dyshon se është krijuar një skemë mashtrimi nëpërmjet programeve dhe platformave si Forex, viktima të së cilës kanë qenë shtetasit e huaj./Syri