Përgjaken Krishtlindjet/ Dy të rinj vdesin në aksident në Tale të Lezhës
Përgjaken Krishtlindjet. Dy të rinj kanë ndërruar jetë mbrëmjen e sotme në aksident në rrugën e Tales, në Lezhë. Makina tip 'Peugeot' me të cilën ata po udhëtonin ka dalë nga rruga dhe ēshtë përplasurin me murin rrethues të një banese private.
Policia njofton se ka ndërruar jetë Kristian Magjuni 24 vjeç, drejtues i automjetit dhe pasagjerja Atjola Ademi, 16 vjeç.
Mësohet se viktimat po ktheheshin nga një drekë me rastin e festës së Krishtlindjes. Shkak për aksidentin dyshohet të ketë qenë shpejtësia tej normave të lejuara.
"Në rrugën e Talës, Lezhë, automjeti tip "Pegeot " me drejtues shtetasin K.M., 24 vjeç ka dalë nga rruga, ku si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja në automjet shtetasja A.A.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes", thotë policia./Syri