Janar 09, 2022 07:07 Europe/Tirane
  • Kryeministri Rama u përgjigjet akuzave të Bashës dhe Berishës

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe ish-kryeministri Sali Berisha, njëri nga selia e PD dhe tjetri nga hotel “Rogner”, akuzuan njëri-tjetrin për ‘aleancë’ me kryeministrin Edi Rama.

Basha tha se Berisha dhe Rama janë si dy vëllezër siamezë, ku njëri manipulon zgjedhjet dhe tjetri kërkon të përdorë PD për t’u mbrojtur. “Po i bën shërbimin më të mirë Edi Ramës, që nuk e ka fshehur kënaqësinë e tij këto kohë”, tha kreu i PD. Nga ana tjetër, ish-kryeministri Berisha u shpreh se gjatë protestës së sotme u faktua se “Basha është në një aleancë krimi ndaj demokratëve me Edi Ramën”. Vetë kryeministri Rama ka reaguar përmes një postimi në Tëitter me nota ironie për të dy liderët e opozitës dhe duke i cilësuar kufoma politike. “Lërini në fatet e parashkruara humbësin kronik të selisë blu dhe personazhin pa seli të listës së zezë, të cilët të kujtojnë të dy fjalët e Xhokerit, “Skam asgjë për të humbur. Asgjë s’më dhemb dot më. Tashmë jeta ime është thjesht një komedi”! Sa u shkon ai llafi… Varu teneqet”, shprehet Rama./ParsToday