‘Këto duar të lyera me gjak demokratësh, s'e lajnë dot njëra-tjetrën’
Janar 11, 2022 07:21 Europe/Tirane
Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Gent Strazimiri, postoi disa nga fotot e dhunës barbare mbi protestuesit demokratë të shtunën. ‘Këto duar të lyera me gjak demokratësh, s’e lajnë dot njëra-tjetrën!’ shkruan ai.
Në mesin e fotove është ajo e shtrëngimit të duarve mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës.
Kujtojmë se nga protesta e të shtunës pati shumë të lënduar nga demokratët protestues, por asnjë prej grupit të mercenarëve të Bashës apo nga forcat policore./Syri