Janar 12, 2022 13:40 Europe/Tirane
  • PS me sytë nga deputetët e Bashës e Berishës për vetingun dhe reformën zgjedhore dhe presidentin

Më 17 janar çelet sesioni i ri parlamentar por me cilin kamp do të bashkëpunojë PS?

Në fillim të çdo sesioni deputetët njoftojnë përkatësinë e tyre në grupe parlamentare. Kjo është çështje që i takon grupit PD. Dëshira ime është që puna të vijojë normalisht për të përmbushur detyrimet që ka kuvendi” tha Taulant Balla.

Rëndësi ka që kjo të mos ndikojë në votimin e zgjatjes së mandatit të organeve të vetingut si dhe ngritja e komisionit të reformës zgjedhore më 27 janar.  

Taulant Balla: "Ne kemi zhvilluar konferencën ku është miratuar kalendari dhe program i punës  dhe kemi diskutuar me deputetët e opozitës. Prioritet do të jetë ngritja e komisionit të reformës zgjedhore.

Sapo kuvendi të nisë punën më 17 janar ne do të kemi mundësi të detajojmë dhe besoj se të synojmë që më 27 janar, që është seanca e parë e punës së mirëfilltë të votohet. Detyra e Shqipërisë është të përmbyllim në javët e para të këtij sesioni zgjatjen e mandatit të institucioneve të vetingut”

Janë 39 pr/ligje që presin të diskutohen ndërkohë që zgjedhja e presidentit tashmë bëhet çështje javësh.

Në mes të prillit nis procedura normale  e zgjedhjes së presidentit parashikuar nga Kushtetuta. Dhe në një nga programet e ardhshme të Kuvendit kjo do të zërë vend diskutimi

Po a ka shanse për një president konsensual në kushtet ku ndodhet PD aktualisht e ndarë në dy kampe?

Balla duke cituar Kushtetutën la të kuptohet se edhe nëse nuk arrihet një emër konsensual ata i kanë votat për të zgjedhur vetë.

“Kushtetuta ka parashikuar në 3 raundet e para presidenti zgjedhjet me shumicë të cilësuar, në raundin e 4 – 5 presidenti zgjidhet me shumicë të thjeshtë. Jemi ende herë të parashikojmë çfarë do të ndodhë në momentin e krijimit të vakancës apo të procedurave të presidentit të ri” tha Balla./ParsToday