Janar 13, 2022 12:05 Europe/Tirane
  •  Protesta e fermerëve: Dëmshpërblim për luleshtrydhen

Fermerët e fshatrave përgjatë rrjedhës së lumit Vjosë, protestuan përpara bashkisë së Fierit, pasi kërkojnë dëmshpërblim për përmbytjen e serave me luleshtrydhe. Dhjetëra hektarëe me sera të mbjella me luleshtrydhe, u përmbytën në fillim të muajit dhjetor të vitit të kaluar, por deri më tani asnjë grup verifikim nuk ka shkuar në terren për të bërë bilancin e dëmeve

Më shumë se 50 fermerë që kultivojnë Luleshtrydhen në zonën e Frakullës dhe Kafaranit në Fier, zhvilluan protestën e dytë përpara bashkisë, për shkak se kërkojnë dëmshpërblim lidhur me dëmet që iu shkaktuan nga përmbytja e tokave.

Më shumë se 50 fermerë që kultivojnë Luleshtrydhen në zonën e Frakullës dhe Kafaranit në Fier, zhvilluan protestën e dytë përpara bashkisë, për shkak se kërkojnë dëmshpërblim lidhur me dëmet që iu shkaktuan nga përmbytja e tokave.

Fermerët shprehen se serat e kultivuara me luleshtrydhe u përmbytën në fillim të dhjetorit të vitit të kaluar, duke i nxjerrë jashtë prodhimit të mbjellat.

Kreu i sindikatës së fermerëve, Eduart Sharka, iu bashkua protestës së fermerëve, duke deklaruar se një muaj pas përmbytjeve, bashkia e Fierit nuk ka kryer asnjë verifikim në terren për dëmet e shkaktuara nga serat me luleshtrydhe.

Fermerët kanë kërkuar ngritjen e një komisioni nga shtabi i emergjencave civile, premtim të cilin ua dha pak kohë më parë kryetari i Bashkisë së fierit Armando Subashi. Por ky premtim nuk është përmbushur ende, ndërsa dëmet e fermerëve janë të pallogaritshme./Syri