Janar 17, 2022 09:58 Europe/Tirane
  • Nga Masakra e Reçakut te Skënderbeu/ Qeveria përbuz historinë

Dje Ambasada e Francës në Twitter shkroi: “23 vjet më parë në Reçak u vranë 45 civilë të pafajshëm. Drejtësia duhet të vihet ne vend. Ne nuk do ta harrojmë këtë masakër dhe viktimat e saj”

Dje ambasadori i SHBA-ve mbajti një fjalim në nderim të viktimave të Reçakut dhe kundër atyre që mohojnë këtë masakër. Dje ambasadori i Britanisë së Madhe mori pjesë në komemoracionin për viktimat e Reçakut. Politikanët e Kosovës, mediat, zërat publikë nderuan e kujtuan të vrarët, të gjithë civilë të paarmatosur. Në krejt këtë tablo mungon diçka: mungon Shqipëria. Shqipëria heshti për Reçakun. Një fjalë nuk e tha Ministria e Punëve të Jashtme. Nuk foli as kryeministri”.

Kështu shkruante dje analisti kosovar, Enver Robelli, duke iu referuar heshtjes së qeverisë së Edi Ramës për një nga ngjarjet më të rënda në historinë e shqiptarëve.

Sikur të mos mjaftonte kjo, në ditën e vdekjes së Heroit Kombëtar të shqiptarëve, Skënderbeut, Edi Rama priti për një vizitë presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan. Historiani Paskal Milo e pati denoncuar këtë fakt para disa ditësh.

‘Sulltani’ i ri u prit me nderime në një vizitë, që për ekspertët ngjan nga masat e sigurisë me mbërritjen e presidentit amerikan, Xhorxh Bush.

Por teksa Berisha priste Bushin, Rama pret Erdoganin dhe dita e Skënderbeut është harruar. Edhe një aktivitet i organizuar në Lezhë u injorua nga qeveria...

Përbuzje e tillë ndaj historisë nuk është parë nga ndonjë qeveri që e quan veten shqiptare./Syri