Janar 22, 2022 07:03 Europe/Tirane
  •  Bilanci i COVID/ Shifrat e të infektuarve mbeten shqetësuese, 5 viktima

Ministria e Shëndetësisë raporton se në 24 orët e fundit janë kryer 6,598 testime. 2,230 qytetarë kanë rezultuar të infektuar me koronavirus. 5 është numri i qytetarëve që kanë humbur jetën nga virusi i rrezikshëm.

iktimat janë një qytetar nga Elbasani 60 vjeç, dy qytetarë nga Tirana 60 dhe 77 vjeç, një qytetar nga Rrësheni 77 vjeç, një qytetar nga Saranda 80 vjeç..

Ndërsa 1,894 qytetarë janë shëruar. 

Situata 

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 6,598 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 2,230 qytetarë, në këto bashki: 

1053 në Tiranë, 133 në Shkodër, 91 në Durrës, 74 në Fier, 66 në Vlorë, 52 në Sarandë, 49 në Elbasan, 47 në Gjirokastër, 44 Lushnje, Berat, 40 në Kamëz, 37 në Vorë, Korçë, 35 në Krujë, 28 në Lezhë, Tepelenë, 24 në Pogradec, 23 në Kuçovë, 22 në Gramsh, 21 në Skrapar, 19 në Patos, 18 në Kurbin, 17 në Peqin, 16 në Mallakastër, 15 në Divjakë, 13 në Dimal, 12 në Kavajë, Devoll, 11 në Vau Dejës, Mirditë, 10 në Dibër, Mat, 9 në Pukë, Kukës, Belsh, 8 në Malësi e Madhe, 7 në Përmet, 6 në  Delvinë, Kolonjë, Cërrik, 5 në Fushë-Arrëz, Has, Këlcyrë, 4 në Tropojë, Shijak, Selenicë, Memaliaj, 3 në Rrogozhinë, Rroskovec, Konispol, Dropull, Poliçan, Librazhd, 2 në Klos, Himarë, Prrenjas, 1 në Finiq, Libohovë, Maliq.

Janë 24,436 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. 

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 146 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka pesë humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: Një qytetar nga Elbasani 60 vjeç, dy qytetarë nga Tirana 60 dhe 77 vjeç, një qytetar nga Rrësheni 77 vjeç, një qytetar nga Saranda 80 vjeç.

Janë shëruar 1,894 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 218,679 që nga fillimi i epidemisë. 

Statistika (22 Janar 2022) 

Raste të reja ditore         2,230Të shëruar në 24 orë      1,894Të shtruar në spitale       146Humbje jete në 24 orë    5Testime ditore                 6,598 

Testime totale              1,621,211Raste pozitive                 246,412Raste të shëruara           218,679Raste Aktive                      24,436Humbje jete                         3,297 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: 

Tiranë            11,288 Fier                 1,913Elbasan          1,707Durrës            1,644Shkodër          1,761Vlorë                1,498Gjirokastër      1,192Korçë                984Berat                 958Lezhë                908Dibër                  306Kukës                 277/Syri