Erion Veliaj, rrugaçi që shantazhon me SPAK kapjen e futbollit
Ata që e njohin pas kamerave nënqeshin me qesëndi kur diskutohet sjellja prej “djali të mirë” që Veliaj shfaq në publik. Shpeshherë i rrethuar nga fëmijët dhe i veshur me bluzat me ngjyra, kryetari i Bashkisë, që preferon ta përkëdhelin me epitetin “Lali”, nuk është aq i rafinuar sa ç’duket.
Mjafton ta gërvishtësh pak dhe shfaqet një njeri tjetër. Rrugaç në fjalor, shantazhues në komunikim dhe i paskrupullt për goditjet nën brez, “punëmbaruari” i Tiranës ka dalë edhe një herë tjetër zbuluar.
Mesditën e të dielës, kryetari i bashkisë thirri me urgjencë trajnerët e moshave, firmat e të cilëve i duhen për zgjedhjet e 2 Marsit në Federatën Shqiptare të Futbollit. Ka marrë përsipër të rrëzojë Dukën dhe për t’ia arritur qëllimit ka mbajtur para tyre një fjalim, për të cilin në çdo vend normal, do të ishte shkarkuar nga detyra.
Një burim i Lapsi.al tha se në hyrje të sallës, valët e celularëve u bllokuan për të ndërprerë çdo komunikim me jashtë ndërsa fliste Veliaj. Por siç duket Federata kishte infiltruar një prej mbështetësve në sallë, që ka regjistruar fjalën e Veliajt.
Në audio, kryebashkiaku dëgjohet të flasë si rrugaç i dehur gjatë një sherri banal. Shan dhe ofendon duke përdorur fjalë si “rrot*ari”, “k*rva”, “sh*rra” përpara grupimit të trajnerëve. Për më shumë, dëgjoni audio-pergjimin më poshtë, ku ai ai flet me arrogancën e një rrugaçi.
“Vjen Sul Mema aty, ku di unë o vlla se ça firmosa. Po mir mër Sul, që qesh me mu tani, si ka mundësi që ua ka marrë dinjitetin, ua ka marrë burrërinë, si mund t’i presi robi koqet dhe të sillesh si rrotë kari, duke qenë çun futbolli tërë jetën? Po ça t’i bësh, është tredhë, nuk ka më dinjitet tashi. Tani pyetja është, do shkojmë të hidhemi në erë, apo do themi, jo vëlla ne i kemi bolet prej hekuri dhe ti nuk na e tredh dot, që të bëjmë edhe foto me kryetarin e bashkisë dhe të firmosim gjëra që nuk i lexojmë fare, që nuk di as anglisht”, thotë Veliaj.
Akoma më e rëndë bëhet situata, kur Veliaj kërcënon se Duka do të ketë të njëjtin fat si pronari i TV Orës, të cilin e quan me emrin e dikurshëm, Ylli Pasmaçiu. Për herë të parë, në këtë fjalim, Veliaj kërcënon edhe me ndëshkimin e drejtësisë, duke konfirmuar akuzat që i bëhen prej kohësh se institucionet e drejtësisë së re, kjo mazhoranë i ka në xhep.
“Tek Ylli do përfundojë kjo histori, do bëhen dy shokë, më mirë të na shohin të gjithë bashkë dhe të themi, po mo po, ne nuk jemi kurva që të fshihemi, jemi burra dhe 40 burra do shkojmë aty dhe do themi këto janë votat tona. Hape derën dhe do ta bëjmë shurrën mu në shtëpinë tate, që të kuptosh që këtu je tall boll dhe po ta bëjmë këtë lojë, dhe po të dalim nga kjo dhomë e zhveshjes në atë fushë, me këtë mentalitet, ne do fitojmë”, shprehet Veliaj.
Pak orë pas daljes së audiopërgjimit, Veliaj ka tentuar ta sfumojë skandalin, duke e quajtur këtë “një bisedë djemsh, si në çdo fushë futbolli para ndeshjes”. Por shantazhi që bën kryetari i Bashkisë është më shumë se kaq, dhe shfaqja e tij prej rrugaçi është në fakt dëshmi e fytyrës së vërtetë që kryesocialisti Rama ka vënë si qytetar të parë të Tiranës.
Kryeministri ka heshtur për skandalin, duke pranuar në fakt se ai është njeriu që i ka ngarkuar Veliajt misionin e largimit të Dukës nga FSHF me të gjitha mjetet. E çuditshme është se për këtë skandal, hesht edhe opozita./LAPSI