Janar 28, 2022 07:12 Europe/Tirane
  • Inceneratori, laku në fyt për Bashkinë e Tiranës

Shembulli vjen nga bashkia e Harrisburg në Pennsylvani, SHBA e cila falimentoi nga kostot e investimit të një inceneratori. Por edhe një akt nga shteti i Rhode Island në SHBA.

Bashkia e Tiranës dhe qeveria sot paguajnë 10 milionë dollarë në vit për Inceneratorin që nuk ekziston, kjo pa kostot që paguajnë subjektet private për depozitimin e mbetjeve të ngurta.

 

Për 4 vite shumën më të madhe e paguante qeveria, si Transfertë e pa Kushtëzuar. Bashkia e Tiranës aktualisht ka paguar maksimumi 5 milionë dollarë në vitin e fundit, nga ky vit do i duhet të paguajë 10 milionë dollarë. Pasi periudha mbështetëse kontraktuale nga qeveria prej 4 vitesh përfundon. 

Aktualisht Bashkia e Tiranës paguan 12 milionë dollarë për largimin e mbetjeve urbane, shumë kjo që shkon për firmat e pastrimit, nga ky vit do i shtohen edhe 10 milionë dollarë të tjera, pra do paguhet një total prej 22 milionë dollarë nga taksat e qytetarëve të Tiranës për largimin dhe incenerimin e mbetjeve (INCENERATOR NUK KA).

Sipas studimeve më prestigjoze botërore dhe akteve të nxjerra edhe në SHBA, si p.sh. shteti i Rhode Island në SHBA, senati i të cilit ka publikuar edhe një akt për incenerimin thuhet:

Djegia e mbetjeve të ngurta është metoda më e kushtueshme, e asgjësimit të mbetjeve me kosto përshkallëzuese të njohura dhe të panjohura, të cilat do të vendosin ngarkesa substanciale dhe të paarsyeshme si në buxhetin e shtetit ashtu dhe në atë lokal, madje deri ne rrezikimin e interesit publik.Keto detaje dhe shume te tjera te bera publike nga shume gazetare dhe aktiviste, i ka publikuar edhe KLSH, por qeveria dhe Bashkia e Tiranes vazhdojne justifikimet.

Kemi të bëjmë me një projekt mafioz, një gropë buxhetore me kosto qindra milionë dollarë, të paanalizuara dhe të papranuara nga Ministria e Financave deri diku.

Pa folur për skandalin e kostove që kalojnë çdo tavan buxhetor dhe shkojmë drejt një megaskandali që i shkakton buxhetit të shtetit dëme katastrofike dhe rrezikon të falimentojnë bashkitë. 

Shumë Ministri e kundërshtojnë projektin e nuk japin konfimimin e tyre, por Alqi Bllako dhe Lefter Koka ecin përpara derisa gjithçka kalon me VKM ku kujdeset vetë Engjell Agaçi.

Ka bëma por paska dhe gjëma! /Syri