ARRSH tregon se kur mbarojnë punimet në segmentin rrugor ‘Universiteti Epoka-Rinas’
Janar 29, 2022 11:50 Europe/Tirane
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka treguar se punimet për rehabilitimin e segmentit rrugor ‘Universiteti Epoka-Rinas’ priten të mbarojnë të dielën (30 janar) por kjo gjë varet dhe në varësi të motit sipas ARRSH-së.
Vazhdon me ritme të shpejta puna për rehabilitimin e segmentit rrugor “Universiteti Epoka-Rinas”.Sipas grafikut të ecurisë, punimet e Fazës së Dytë priten të mbarojnë ditën e diel, kjo edhe në varësi të kushteve të motit .Kërkojmë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve dhe bizneseve të zonës gjatë procesit të ndërhyrjes në këtë aks rrugor, si dhe respektimin në mënyrë rigoroze të sinjalistikës provizore dhe udhëzimeve të Policisë Rrugore në terren./Syri