Aksident me vdekje në Durrës
Shkurt 09, 2022 09:55 Europe/Tirane
Aksident me vdekje në Durrës.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen Nr.14 rreth orës 22:55 të mbrëmjes së sotme, ku një automjet ka përplasur një ciklomotor ku ndodheshin dy persona.
Për pasojë ka humbur jetën pasagjeri i ciklomotorit, S.K.
Në gjendje të rëndë për jetën ndodhet D.H. Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 22:55, në lagjen Nr.14, Durrës, një automjet me drejtues shtetasin Xh. M., ka përplasur një ciklomotor me drejtues shtetasin S. K.
Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën pasagjeri që ndodhej në ciklomotor shtetasi F. K., dhe ndodhet në gjëndje të rëndë shtetasi D. H.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./syri/