Shkurt 15, 2022 06:36 Europe/Tirane
  •  Incineratori i Tiranës nuk punon, qarkullojnë miliona euro nga zyrat e shtetit

Në “Drejt” nga Luan Rama deputetja socialiste Erisa Xhixho u shpreh se Kryetarja e LSI ka qenë e para që ka denoncuar aferën e incioneratorëve.

Sipas saj, janë bërë 3 kallëzime në SPAK dhe theksoi se incineratori i Tiranës momentalisht nuk punon dhe nuk ofron shërbimin për të cilin është dhënë koncesioni.

"Kryetarja e LSI e para që ka denoncuar aferën e inceneratorëve. Kemi bërë tre kallëzime, nuk kemi mbetur vetëm në deklarata publik. Inceneratori i Tiranës nuk punon, nuk kryen shërbim. Është ngritur vetëm si magazinë. 

Janë miliona euro që qarkullojnë nga zyrat e shtetit. Janë ngritur shumë kompani fiktive, mund të identifikohen lehtësisht nga SPAK. Shfrytëzohen për të fryrë kapitalin e inceneratorëve", tha ajo në RTV ORA./syri/