Shkurt 15, 2022 06:39 Europe/Tirane
  • ‘70 ton kokainë në portin e Roterdamit’

Ditën e sotme, tetë persona janë lënë në burg nga gjykata e Roterdamit midis tyre edhe një 34 vjeçar shqiptar.

Vitin e kaluar në portin e Roterdamit u kapën më shumë se 70 ton drogë dhe u arrestuan 198 persona.

Sipas autoriteteve, ata akuzohen për lidhje me trafikimin e 70 ton kokainë, megjithëse jo të gjithë kanë lidhje direkte me trafikun e kokainës.

Të dyshuarit janë nga mosha 19 deri në 34 vjeç. Shumica prej tyre vijnë nga Roterdami dhe zona përreth e qytetit. Midis tyre është edhe një 34-vjeçar shqiptar i identifikuar si Maljon S. i cili u kap teksa përpiqej të largohej për në Angli.

Prokuroria holandeze ka kërkuar që personat e arrestuar të dënohen nga tre deri në njëmbëdhjetë muaj.

Sipas mediave holandeze, pavarësisht dënimeve, trafikantët e drogës po gjejnë gjithmonë mënyra për të trafikuar drogën përmes portit në brendësi të vendit dhe trafikantët po rekrutojnë gjithnjë e më shumë të rinj./syri/