Rama për inceneratorët: Nëse ka ministra të përfshirë, të ndëshkohen
Shkurt 16, 2022 09:14 Europe/Tirane
Kryeministri Rama deklaroi se nëse ka ministra të përfshirë në aferën e inceneratorëve ata duhet të ndëshkohen.
Në një intervistë për VOA ai tha se reforma në drejtësi është bërë pikërisht që të gjithë personat e inkriminuar të ndëshkohen.
“Unë nuk jam i shqetësuar se mund të dalin ministra apo ish-ministra sepse për këtë e kemi bërë reformën në drejtësi,” – u shpreh Rama.
Kryeministri deklaroi se nëse ka të përfshirë, duhet të ndëshkohen duke qenë se kanë vepruar pas shpinës së një force qeverisëse.
Ndër të tjera Rama shtoi se prania e korrupsionit është e padiskutueshme, por lufta kundër tij kërkon kohën e vet./parstoday/