3 pjesëtarë të grupit terrorist MEK në Shqipëri arrestohen
Sipas një raporti të publikuar në faqen Exit, një prej pjesëtarëve të grupit terrorist MEK duke organizuar një bandë të vjedhjes, kanë kryer vjedhje nga një barnatore dhe një kafene.
Elina Kambi nga prokuroria e Tiranës ka bërë të ditur se Muhamed Sadat Darbandi, anëtar i grupit terrorist MEK, ka një të kaluar të zezë.
Edhe më parë janë publikuar lajme për veprime të paligjshme të grupit terrorist MEK si trafikimin e lëndëve narkotike, trafikimin e qenieve njerëzore dhe disa pjesëtarë të MEK janë arrestuar nga policia shqiptare siç është Narges Abrishamçi dhe Hasan Najebagha.
Sipas këtij raporti të publikuar në faqen informative Exit, një prej pjesëtarëve të grupit MEK është arrestuar me akuzë të organizimit të një bande të plaçkitjes në Shqipëri.
Sipas dokumenteve të zyrës së prokurorisë së Tiranës, tregohet se Muhamed Sadat Darbandi së bashku me dy shtetas shqiptarë në marsin e vitit të kaluar kanë kryer dy vjedhje parash nga një barnatore dhe nga një kafene dhe ai gjatë marrjes në pyetje nga policia shqiptare ka pohuar se ka marrë pjesë në dy këto plaçkitje.
Gjithashtu sipas dokumenteve të prokurorisë së Tiranës, shihet qartë se ky pjesëtar i MEK ka të kaluar të zezë dhe është dënuar më parë, mirëpo prokuroria e Tiranës nuk ka dhënë më shumë shpjegime në lidhje me këtë dokument. Dy muaj më parë faqja informative Exit kishte raportuar se grupi terrorist MEK është i përfshirë edhe në trafikimin e qenieve njerëzore dhe lëndëve narkotike dhe ka publikuar disa të dhëna në lidhje me një letër që policia shqiptare i ka dërguar një diplomati të huaj në të cilën janë dhënë detaje për krimet e kryera nga pjesëtarët e grupit terrorist MEK.
Në këtë raport thuhet se dy pjesëtarë të grupit MEK në bashkëpunim me bashkëpunëtor shqiptarë dhe grekë në pjesëmarrje të drejtpërdrejtë në trafikimin e qenieve njerëzore, janë arrestuar nga policia shqiptare.
Më 11 korrik të vitit 2021, policia shqiptare ka ndaluar një makinë që transportonte shtetas sirianë dhe irakianë dhe hetimet më të gjera të kryera në këtë drejtim, kanë rezultuar me arrestimin e pjesëtarëve kryesor të bandës. Sipas këtij dokumenti, është zbuluar se gjatë viteve 2019-2021, po kjo bandë e trafikimit ka tentuar të trafikojë rreth 400 pjesëtarë të grupit MEK nga Shqipëria në Francë. Më 18 korrik të vitit 2021, gjithashtu policia shqiptare ka konfiskuar një ngarkesës dhe ka arrestuar dy funksionarë të lartë të organizatës terroriste MEK me emra Narges Abrishamçi dhe Hasan Najeb Agha. Në dokumentin përkatës me këtë ngjarje, është raportuar se ata kanë pohuar se kanë marrë pjesë në organizimin dhe transportimin e lëndëve narkotike nga Shqipëria në Itali.
Sipas një burimi zyrtar i cili dëshiroi të mbetet anonim, thuhet se aktiviteti i këtij grupi daton që nga viti 2015 dhe dokumentet dhe burimet pretendojnë se informacionet në lidhje me këtë veprimtari kriminalistike i janë dorëzuar ambasadës së Amerikës në Tiranë, mirëpo ambasada amerikane nuk ka dhënë kurrfarë deklarate në lidhje me këtë aktivitet kriminalistik./ParsToday