Vijimi i Ballkanit të Hapur?
Rama justifikon Vuçiçin: I dinim lidhjet e Serbisë me Rusinë! Çështje që pret
Pas takimit të NATO-s në lidhje me pushtimin e Ukrainës nga Rusia, kryeministri Edi Rama ka dalë në një koferencë të jashtëzakonshme për mediat.
Pyetjes së gazetares së SYRI TV Ambrozia Metës, në lidhje me vijimin e Ballkanit të Hapur, pasi Serbia nuk ka pranuar të vendosë sanksione ndaj Rusisë, Rama i është përgjigjur se është një gjë që pret për momentin pasi ende nuk dihet se si do vijojë lufta e nisur, pasi zhvillimet mund të përkeqësohen nga ora në orë.
Rama u mundua të justifikojë qëndrimin e Serbisë, pasi sipas tij ajo ka mbështetur integritetin territorial të Ukrainës, por për Ramën ky është një qëndrim tipik i dyzuar i serbëve në politikën e jashtme të tyre.
Meta: Duke i’u referuar faktit se Serbia nuk ka dënuar ndëryrjen ruse në Ukrainë dhe nga marrëdhëniet e afërta me Rusinë, është krijuar një frikë në këto dy ditët e fundit, se Kosova më saktë Ballkani rrezikon që të hapten disa konflikte dhe pretendime të vjetra. Në gjykimin tuaj a rrezikon Ballkani në këtë situatë dhe në rast se Serbia do të anojë më shumë nga karrigia e lindjes se e perëndimit, Shqipëria do e rishikojë pozicionin e saj në lidhje me Ballkanin e Hapur?
Rama: Kemi parasysh se vitin e shkuar në Shqipëri u zhvillua një stërvtje që ishte më e madhja e zhvilluar në këtë pjesë të kontinentit ku erdhën grupe nga të gjitha forcat e NATO-s dhe kjo stërvitje do të kryhet sërish vitin e ardhshëm.
Ne e kemi pozicionuar, natyrisht të gjithë hapat që kemi hedhur në marrëdhëniet bilaterale me ShBA me gjithë strategjinë që kemi ndjekur në ndërtimin e pjesës së sipërme të kësaj marrëdhënie e cila ka qënë shumë e mirë dhe më parë por sot ka kaluar në një nivel komplet tjetër.
Shqipërinë e kemi kthyer në një pikë shumë nevralgjike të marrëdhënieve bilaterale ushtarake me ShBA dhe brenda vetë NATO-s. Duke pasur në Shqipëri tani më edhe komandën të forcave speciale amerikane për Evropën, kjo do të thotë që jo që vetëm nuk jemi vetëm, por jemi ndër më të fortët të pranishëm, duke shtrirë bashkëpuniimn në nivelin e infrastrukturës me bazën ajrore.
Nuk kemi asnjë arsye të shqetësohemi nëse kemi apo skemi kapacitete nëse shpërthen lufta.
Për ata që slënë rast me Ballkanin e Hapur që të spekulojnë sërish, ne nuk kemi pasur ndonjë mungesë qartësie apo mungesë informacioni për qëndrimin e Serbisë nga pikëpamja e politikës së saj të jashtme, kur kemi nisur këtë proces. Nuk kemi pritur që të sulmohet Ukraina nga Serbia që të zbulojmë lidhjet e Serbisë me Rusinë.
Nga informacioni paraprak që kam marrë, presidenti i Serbisë është shprehur për integritetin territorial të Ukrainës, pra një qëndrim i dyzuar tipik për politikën e jashtme serbe.
Sot mendoj se ajo që po diskutojmë është më e rëndësishme dhe përsa i përket ecurisë së mëtejshme të Ballkanit të Hapur kjo është një çështje që pret dhe nuk kemi asnjë urgjencë për të nxjerrë konkluzione, pasi kemi shumë gjëra për të parë në vijim, jo në raport me Serbinë por se si do të zhvillohet ky proces. Jemi në kushtet që nga ora në orë, mund të shohim lidershipin e Ukrainës të zgjedhur demokratikisht të vrarë apo të marrë peng, një qeveri kukull atje, mund të shohim një vend që kalon në një botë tjetër komplet duke u kontrolluar ushtarakisht. Duhet të shohim dinamikat dhe se si do të sillen vendet e aleancës, Bashkimi Europian si do sillen ShBA-të me vendet e tjera që janë neutrale apo me dy këndvështrime dhe Ballakani i Hapur nuk është projekt i krijimit të një organizate në rajon si një BE e vogël, aq më pak krijimi i një Jugosllavie të re./Syri