Shkurt 26, 2022 12:26 Europe/Tirane
  • Rama mbron projektin e 'Skavicës': Do krijojmë një liqen të bukur

Kryeministri Edi Rama zhvilloi takime në Dibër, në prag të zgjedhjeve të 6 marsit. Rama i qëndroi projektit për realizimin e hidrocentralit të Skavicës, pavarësisht se sjell përmbytje të fshatrave në Dibër. Ai sulmoi liderin historik të PD, dhe koalicionin 'Shtëpia e Lirisë', që kanë kundërshtuar projektin e ndryshuar të Skavicës.

Kryeministri Edi Rama nuk ka lëvizur nga projekti për realizimin e hidrocentralit të Skavicës, pavarësisht se sjell përmbytje të mëdha në fshatrat e Dibrës.

Gjatë takimit me të rinjtë e Dibrës, në javën e fundit të fushatës elektorale për zgjedhjet e 6 marsit, Rama e argumentoi këtë projekt duke folur për bukurite që do sjelle Liqeni.

Ndërsa Për të ilustruar rëndësinë e këtij hidrocentrali, Rama solli si shembull, konfliktin Rusi-Ukrainë, dhe varësinë që kanë vendet e NATOS, ndaj gazit rus. 

Për kundërshtinë e këtij projekti  që u sjelle  shumë dëme banoreve të zonës, Rama sulmoi lideri historik të PD-së, Sali Berishën dhe koalicionin opozitar 'Shtëpia e Lirisë', që janë shprehur kundër projetit të Skavicës së ndryshuar. 

Më herët, kryeministri zhvilloi edhe një takim me qytetarët e Dibrës, duke kërkuar pjesëmarrjen e tyre në nismën e Këshillimit Kombëtar, ndërsa nga deklaratat e tij, gjithmonë e më shumë la të kuptohej se qeveria do të vendosë legalizimin e kanabisit, për përdorim farmaceutik, pavarësisht nga kundërshtitë e partnerëve ndërkombëtarë. /Syri