I përdor gratë si fasadë, u nxin jetën'
Berisha: S'ka patur në politikën shqiptare një mizogjen si Edi Rama
Nga Shkodra ku zhvilloi një takim me gratë e qytetit, së bashku me kandidatin për kryetar bashkie, Bardh Spahia, lideri historik i PD, Sali Berisha, akuzoi Edi Ramën se ka urrejtje ndaj grave.
Berisha tha se nuk ka patur në politikën shqiptare një mizogjen si Edi Rama.
Ai tha se Rama i përdor gratë ministre si fasadë dhe në çdo mbledhje i keqtrajton.
"Edi Rama, duhet të them një të vërtetë, si në çdo gjë tjetër, punon me dy standarde, standardin fasadë dhe standardin real. Në fasadë cakton 12-15 ministre dhe unë jam njëri nga ata që e kam përgëzuar për emërimin e ministreve por ai është mizogen.
Ua them këtu në mënyrën më të sinqertë që në politikën shqipare nuk ka patur një mizogjen në politikën shqiptare si Edi Rama, ato ai i ka vetëm fasadë sepse si sillet ai në mbledhje me ato, ua nxin jetën dhe ato në vend që të mbrojnë interesat e grave, përpiqen të imitojnë secila më shumë fanatikët socialistë dhe të mos sjellin asgjë femërore, fisnike në qeverisjen e vendit.
Sepse ato e dinë që janë formalisht në ato pozicione, janë fasadë në ato pozicione dhe po të ketë Edi Rama ndjenja të vërteta njerëzore dhe respekt të palëkundur për gratë dhe vajzat, në radhë të parë mendon për fëmijët e tytre, për të rinjtë, për punësimin, për rrogat e tyre, mendon si t'i vendosë vërtetë në piedestal, sesi të ngushtojë diferencën mes burrave dhe grave.
Asnjë prej tyre nuk ka në agjendë, ka vetëm fasadën, të tregojë dhe të ulen aty se kam kaq ministre", u shpreh Berisha. /Syri