Arrestohen tre turq në Durrës
Goditen 3 raste të tentativës për të kaluar kufirin përmes portit të Durrësit me dokumente të falsifikuara. Në pranga kanë rënë 3 shtetas të huaj.
"Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës arrestuan në flagrancë për veprat penale "Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave" dhe "Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve", shtetasit E. A., 42 vjeç, Ç. A., 41 vjeç dhe F. A., 39 vjeç, të tre banues në Turqi, pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë, në PKK Port Durrës, duke tentuar të kalonin kufirin me dokumente të falsifikuara".
Policia e Durrësit arrestoi gjithashtu shtetasin T. T., 32 vjeç, banues në Romanat, i shpallur në kërkim për veprën penale "Plagosja e rëndë me dashje".
Ngjarja ka ndodhur me 10 shkurt. Pas një konflikti për motive të dobëta, ai ka goditur me mjet prerës shtetasin R. A./Syri