Sherr nxënësish në Korçë, plagoset 10-vjeçari
Mars 03, 2022 16:40 Europe/Tirane
Një sherr mes nxënësve të një shkolle fillore në Korçë, ka përfunduar me plagosjen me gershere shkolle të një 10-vjeçari.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:10 minuta të mesditës së sotme dhe nxënësi ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Më datë 03.03.2022, rreth orës 14:10, në Spitalin e Korçës, ka shkuar për mjekim dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, një fëmijë 10-vjeçar, i cili dyshohet se është konfliktuar jashtë orarit mësimor, me një bashkëmoshatarin e tij, ku ky i fundit e ka dëmtuar me një mjet prerës.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./syri/