Godinat e vjetra, vend për përdorim droge.
Godina e braktisur e ish fabrikës së miellit në Korçë është kthyer në vend për përdoruesit e drogës. Qytetarët ngren alarmin se kjo situatë po u rrezikon jetën e fëmijëve, ndërsa apelojnë që të merren masa të menjëhershme
Dikur në këto godina kishte veprimtari industriale, ndërsa sot, të braktisura dhe në mes të zonave të banuara, këto gërrmadha janë bërë streh për përdoruesit e drogës.
Nga një vëzhgim i thjeshtë, që bëri Syri Televizion, konstaton lehtësisht mbetje shiringash të përdorura nga përdorues të narkotikëve. Këto mbetje janë burim infeksioni për banorët e zonës, ndërkohë që ato shihen si kërcënim për fëmijët.
Veç përdoruesve të drogës, në këto godina luajnë shpesh dhe fëmijë, familjet e të cilëve jetojnë në bllokun e pallateve shumë pranë tyre. Ndaj qytetarët kërkojnë nga strukturat shtetërore të merren masa, të parandaluar rrezikun e jetës dhe shëndetit të tyre.
Qytetarët kërkojnë shkatërrimin e godinave të braktisura, ose së paku të vendosen rrethime metalike, të cilat do të parandalonin përdoruesit e narkotikëve të qëndronin në këto gërrmadha./Syri