Aksidenti tragjik në Fushë Krujë,
Rëndohet bilanci i aksidentit tragjik që ndodhi pas mesnatës së djeshme në aksin rrugor Milot-Fushë Krujë.
Në spitalin e Traumës sot ka ndërruar jetë edhe 34-vjeçarja Rudina Haka, duke e çuar në 5 numrin e viktimave.
Ajo nuk mundi t’ju mbijetojë plagëve të rënda të marra në disa pjesë të trupit.
Si ndodhi aksidentiOra shënonte rreth 01:00 pas mesnate, kur në aksin rrugor Fushë Krujë-Milot, një makinë me drejtues Alfred Dikën, 39 vjeç është përplasur me automjetin që drejtohej nga Artan Alushi 30 vjeç.
Përplasja ka qenë shumë e rëndë dhe për pasojë kanë humbur jetën dy shoferët si dhe dy pasagjerë që ndodheshin në makinë me 30-vjeçarin Alushi. Viktimë ka mbetur 20-vjeçari Shkumbin Brati dhe Almenia Karaj, 16 vjeçe. Këta dy pasagjerë ndodheshin në automjetin që drejtonte Alushi.
Po ashtu, u plagos rëndë edhe 34-vjeçarja me Rudina Haka, e cila ndërroi jetë në spital disa orë pas aksidentit.
Ajo ndodhej në të njëjtën makinë me shofer 30-vjeçarin Alushi.
Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Gramëz në Fushë-Krujë, ndërsa shkak dyshohet shpejtësia e madhe dhe lagështira në rrugë./Syri