Mars 09, 2022 14:43 Europe/Tirane
  • Qeveria: 'Çmenden' çmimet e energjisë

Në vijim të deklaratave të kryeministrit Edi Rama, në lidhje me krizën energjitike që i kanoset vendit, ministrja e Energjitikës dhe Infrastrukturës Belinda Balluku tha se 2022 pritet të jetë një vit i thatë

Sipas Ballukut të gjitha vendet kanë rritur, në mos dyfishuar çmimin e energjisë elektrike, ndërkohë që qeveria shqiptare tha ministrja, ka ruajtur disa fasha, siç janë konsumatorët familjarë dhe biznesi i vogël.

 

 

‘Ky do të vazhdojë që të jetë një vit i thatë. Është parashikuar që të ketë një rritje të çmimeve. Flitet për çmime që mund të shkojë edhe 1000 euro për megavat, ndërsa një vit më parë fillonte nga 52 euro për megavat. Sot po blejmë në tregun me 500 euro për megavat. Në shkurt mesatarisht është blerë megavat/ori me 250 euro".

 

Por sipas saj, çmimi i energjisë duhet të jetë shqetësimi më i vogël, pasi ajo mund të mungojë në treg. Kurse kryeministri Edi Rama foli për shkurtime dramatike të energjisë.

"Do t'i drejtohemi qytetarëve dhe me një paketë kursimi, si duhet përdorur kondicioneri, si duhet të nisë energjia me një orë vonesë. Eshtë një treg që sasitë energjitike janë të kufizuara”, tha Balluku./Syri