'Mirato propozimin për heqjen e dy taksave
Edi Rama mirato propozimin për heqjen e dy taksave, boll u qurravite në FB me regji të oligarkëve!
Propozimi yne për heqjen e dy taksave, Taksës së qarkullimit dhe të Takses së karbonit nga nafta dhe benzina, është prej dy ditesh në Kuvendin e Shqiperisë.
Propozimi është aty në institucionin vendimarres në Kuvendin e Shqipërisë.
Edi Rama ka miratuar në Kuvend dhjetra Akte Normative në kohë rekord kur ka qenë puna për të ndarë qindra milionë euro për tendera dhe koncesione grabitqare dhe korruptive.
Edi Rama leri pazar muhabetet me Borde me oligarket brenda, se keto pazar muhabete e cuan cmimin e naftes ne stratosfere.
Edi Rama boll bere pazarin e oligarkeve te naftes!!
Boll u qurravite ne Facebook me regji te oligarkeve sikur tu dogj barku per shqiptaret.
Mblidh Kuvendin urgjentisht dhe mirato propozimin per heqjen e dy taksave dhe leri fjalet boshe.
Qytetaret duan zgjidhje dhe ti ju ve oligarket ne tavoline tamam ju ve ujkun per bari.
Ja ku e ke propozimin dhe qe sot pasdite ta mbledhim Kuvendin dhe ti miratojme.
Lere FB dhe denglat dhe hajde voto propozimet, se sa per llaxore mashtruese te ka dale boja dhe te njohin te gjithe!
Ja ku e ke propozimin!!/syri/