Mars 14, 2022 11:05 Europe/Tirane
  • Rama: Po negociojmë me Serbinë për grurin

Qytetarët protestojnë prej ditësh para zyrës së tij për rritjen e çmimeve, por kryeministri i quan të turpshme këto protesta.

“Bombat dhe raketat bien në Ukrainë kurse këtu lufta paraqitet me faturat. Të diskutosh këtë është të turpërosh vendin tënd, kombin tënd në sy të të gjitha vendeve të tjera”, tha Rama.Kryeministri njoftoi se po negocion me Serbinë për të marrë sasinë e grurit që bizneset shqiptare kishin porositur para se qeveria atje të ndalonte eksportet.Ne po negociojmë tani për të nxjerrë një pjesë të grurit që është kontraktuar nga kompanitë tona, dhe besojmë se do ta bëjmë. Dhe, do ta bëjmë në sajë të Ballkanit të hapur, ja si vjen puna”, u shpreh kreu i qeverisë.Pas takimit në një biznes mielli, kryeministri mohoi akuzat e pankartave të protestave se po vidhte qytetarët.Rama detajoi edhe këtë të diel paketën e rezistencës sociale, që parashikon 3 mijë lekë në muaj për pensionistët e shtresat në nevojë dhe heqjen e disa taksave për pagën deri në 40 mijë lekë.Por ai refuzoi mundësinë e uljes së mëtejshme të çmimit të naftës./ParsToday