Mars 17, 2022 13:23 Europe/Tirane
  • Arritja historike e TAP

Berisha: I them mafies së Sorosit se kam refuzuar ofertat ruse nga Gazprom

Gazsjellësi Transadriatik TAP njoftoi se ka dërguar në Europë mbi 10 miliardë metër kub gaz.

 

Ky lajm u përshëndet nga lideri historik demokrat, Sali Berisha, që ka kontributin për realizimin e këtij projekti strategjik.

Berisha tha se Shqipëria u rezistoi presioneve financiare ruse për të lejuar dërgimin e gazit rus nga pjesa jugore e Europës.

Në fund të fjalës së tij, Berisha dërgoi një mesazh për të gjithë ata që e kanë shpallur non-grata për korrupsion. Ai tha se ka refuzuar të gjitha ofertat përrallore nga rusët për të përkrahur projektet e tyre.

“Një mesazh për ata që më shpallën non-grata. I them mafies së George Soros, që vetëm për TAP-in më janë ofruar shuma përrallore, por ai qëndroi në mbrojtje të interesave të vendit të tij dhe evropiane. Isha i bindur se një darë gazi rus nga veriu dhe jugu ishte katastrofë për Europën,” tha Berisha.

I pyetur se për çfarë ofertash bëhet fjalë, Berisha tha se ato kishin ardhur nga gjiganti rus i gazit, nga kompania Gazprom./Syri