79 qytetarë të infektuar me COVID, asnjë humbje jete
Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit nga situata pandemike COVID-19.
Nga 1,145 testime, 79 qytetarë kanë rezultuar të infektuar me koronavirus.
Sot nuk është regjistruar asnjë humbje jete.
Ndërkohë, 104 qytetarë janë shëruar nga sëmundja.
Situata
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1,145 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 79 qytetarë, në këto bashki:
19 në Tiranë, 9 në Sarandë, 6 në Fier, 5 në Korçë, 4 në Lushnje, Himarë, 3 në Durrës, Berat, Skrapar, Gramsh, 2 në Vlorë, Memaliaj, Elbasan, 1 në Kukës, Tropojë, Lezhë, Krujë, Kamëz, Vorë, Dibër, Patos, Mallakastër, Selenicë, Delvinë, Gjirokastër, Dropull, Devoll.
Janë 614 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 31 pacientë, nga të cilët 6 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SARS-COV2.
Janë shëruar 104 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 268,939 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (19 Mars 2022)
Raste të reja ditore 79Të shëruar në 24 orë 104Të shtruar në spitale 31Humbje jete në 24 orë 0Testime ditore 1,145
Testime totale 1,767,043Raste pozitive 273,040Raste të shëruara 268,939Raste Aktive 614Humbje jete 3,487
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 269Fier 103Vlorë 73Kukës 35Elbasan 29Gjirokastër 26Shkodër 17Korçë 17Lezhë 13Durrës 13Berat 13Dibër 6/Syri