Mars 21, 2022 18:01 Europe/Tirane
  • Demonstrata në protestë për rritjen e çmimit të karburanteve në Shqipëri

Policia ka ndërhyrë për të shpërndarë protestuesit që vazhdojnë të qëndrojnë para kryeministrisë.

Protestuesit kishin paralajmëruar se do të qëndronin aty deri në 24 orë.Duke formuar kordon me njëri-tjetrin, policia me forcë i ka kaluar të pranishmit, ndërsa protestuesit thirrnin poshtë diktatura. Protestuesit e kundërshtuan këtë veprim me pretendimin se po u mohet një e drejtë.Policia nga ana e saj, e justifikoi ndërhyrjen duke thënë se leja për protestë ishte deri në orën 17:00.Pas konfrontimit me policinë, grupi i protestuesve është zhvendosur pranë Kryesisë së Kuvendit dhe forcat e rendit nuk po i lejojnë që të bllokojnë bulevardin. Këtë të shtunë u mbajt protesta e tetë e qytetarëve shqiptarë kundër rritjes së çmimeve.Sot është lajmëruar qëndrimi 24 orë në protestë, ndërsa qytetarët e pranishëm dëshmuan për Euroneës Albania se do të shohin ecurinë dhe nga kjo do të varet rezistenca.Përveç pankartave, një pjesë e qytetarëve u panë me flamurin e Ukrainës në dorë. Sipas tyre kjo ishte një përgjigje ndaj “arrogancës së kryeministrit”. Ata thanë se sensibilizimi me luftën që po zhvillohet atje, nuk do të thotë që mos të ngrihen për të drejtat e tyre.Protesta nisi nga sheshi “Skënderbej” ku qytetarët u mblodhën për të marshuar më pas drejt kryeministrisë dhe për të bërë aty gjithë thirrjet e tyre.Para nisjes së protestës, policia ka marrë masa. Ajo është vendosur në zona të ndryshme për të monitoruar dhe mbajtur në kontroll situatën. Deri tani nuk ka pasur incidente në protesta, përveç disa të shoqëruarve.Ndërkohë kryeministri Rama, ka ironizuar vazhdimisht këto protesta, që sipas tij janë prej disa njerëzve që duan të bëjnë rrëmujë.  Protestuesit akuzojnë qeverinë se përfiton nga çmimet e larta duke mos ulur taksat./ParsToday