Mars 24, 2022 06:27 Europe/Tirane
  • Bushati kërkon heqjen e dyerve të blinduara në PD

Zhveshja e selisë së Partisë Demokratike nga fortifikimet dhe dyert e blinduara është hapi i parë drejt bashkimit të partisë.

Kështu mësohet të jetë shprehur deputeti demokrat Helidon Bushati në mbledhjen e parë të kryesisë pa ish-kryetarin Lulzim Basha. “Jemi këtu për të mirën e PD. Ne që jemi këtu dhe ata që nuk janë, por shpresoj të jenë. Bashkimi është kryefjala e retorikes dhe e vlerësimit tonë politik. Duhen akte konkrete për këtë. Debat konstruktiv që objektiv të jetë bashkimi, pa përjashtuar asnjë. Gjesti i parë do të ishte heqja e dyerve të blinduara. Nuk e kam unë vetëm këtë mendim. Duhet të kthehemi në normalitet. Pa hyre ishte mirë apo keq, duhet të hiqen. Hap i pare për bashkimin. Vetëm të bashkuar mund të jemi konkurrues në zgjedhjet e ardhshme, lokalet janë më të afërta”, mësohet të ketë thënë Bushati. Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike Enkelejd Aliebaj u kërkoi deputetëve demokratë që të mendojnë të gjithë bashkë hapat që duhet të ndërmarrin për të arritur në bashkimin e partisë./ParsToday