Veza kthehet në luks, një kokërr kushton 44 lekë
Mars 24, 2022 14:30 Europe/Tirane
Një kokërr vezë masive në supermarketet e Tiranës kushton 21 lekë, kurse ajo paketuar ka kosto 30 deri në 44 lekë. Duket se tashmë veza është kthyer në një ushqim luksi ndërsa rritja e çmimit përkon me ngordhjen e 800 mijë pulave pasi u infektuan.
Kreu i grupeve të kontrollit, Hasan Stafa, thotë për BW se çmimi i vezës është shtrenjtuar 7 herë në 13 ditë si pasojë e falimentimit të dy stabilimenteve në Durrës që zënë 26% të prodhimit të vezëve në rang vendi.
Eksperti apelon që të mos frekuentohen tregjet informale si dhe çdo produkt i pulës të gatuhet me temperaturë mbi 75 gradë./Syri