Bordi i transparencës fikson çmimet e karburantit për 5 ditë
Nafta këtë të shtunë shitet me 245 lekë për litër me miratimin e bordit të transparencës, nga 12 lekë që ishte.
Benzina gjithashtu ka pësuar një rritje me 12 leke duke kapur shifrën e 218 lekë për litër. Çmimi i gazit që kur u krijua bordi i transparencës nuk kishte pësuar rritje dhe kishte disa javë që ishte i fiksuar në 93 lekë. Por këtë të shtunë ai ka pësuar rritje me 17 lekë për litër dhe përdoruesin e tij duhet të blenë 110 lekë tashmë. Këto çmime do të qëndrojnë të tilla për 5 ditët e ardhshme, deri në datën 1 prill. Bordi i transparencës u krijua në fillim të muajit mars pasi çmimi i naftës dhe benzinës kapi nivele rekord ne 260 leke për litër. Qëllimi ishte kufizimi i përkohshëm i çmimeve të tregtimit me shumicë e pakicë. Rezultati ishte i menjëhershëm duke bërë që nafta të shitet me 203 leke./ParsToday