Mars 30, 2022 07:04 Europe/Tirane
  • Protestë në Tiranë për rritjen e çmimeve

Një grup qytetarësh ka nisur marshimin në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, rreth orës 17:00 të së martës.

Ata po protestojnë për të nëntën herë përpara Kryeministrisë kundër rritjes së çmimeve. Sot vihen re shumë më pak njerëz nga ç’kanë qenë zakonisht. Që prej fillimit të rritjes së çmimeve mijëra qytetarë janë mbledhur nga zona të ndryshme të Shqipërisë. Ata kanë pasur të njëjtat thirrje, “të ulen çmimet”, “kërkojmë një jetë me dinjitet”. Ndërkohë për kryeministrin Rama protestuesit janë një pakicë që kërkon të bëjë rrëmujë dhe jo populli. Ai ka prezantuar një paketë të rezistencës sociale që do vijë në ndihmë për të lehtësuar krizën ekonomike./ParsToday