Wizz Air' sjell avionin e 9-të në Rinas
‘Wizz Air’ alokon avionin e 9-të në bazën e Tiranës, i cili mundëson 3 destinacione të reja, nga aeroporti i Tiranës në Lion të Francës, Nuremberg të Gjermanisë dhe Varshavë të Polonisë. Tarifat janë më të ulëtat, duke filluar nga 19,99 euro.
Wizz Air, linja ajrore me rritje më të shpejtë dhe më e gjelbërta në Evropë, njoftoi sot alokimin e avionit të saj të nëntë në bazën e Tiranës. Avioni i ri do t'i bashkohet flotës, duke mundësuar fillimin e 3 destinacioneve të reja nga aeroporti i Tiranës.
Tarifat fillojnë nga 19,99 euro, ndërsa synimi është shtimi i sa më shumë destinacioneve, me tarifa sa më të ulëta.
“Kam kënaqësinë të njoftoj zgjerimin e mëtejshëm të rrjetit të Wizz Air. Ne po shtojmë tre destinacione të reja të rëndësishme: nga Tirana në Lion të Francës, Nuremberg të Gjermanisë dhe Varshavë të Polonisë. Ne jemi të sigurt se tarifat ultra të ulëta të Wizz Air dhe rrjeti i shkëlqyer i linjave, do ta bëjnë udhëtimin të përballueshëm për pasagjerët”, Evelin Horváth, Wizz Air Network Officer.
Ndërsa kapacitetet e aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës do të zgjerohen për të pritur më shumë pasagjerë, duke ofruar edhe mundësi të reja punësimi.
Kompania Wizz Air do të vazhdojë të operojë me tarifa të ulëta që lidhin Shqipërinë me pjesën tjetër të Europës.
Së bashku me 3 shërbimet e reja që do të shtohen në korrik dhe shtator, Wizz Air tani ofron 41 linja në 14 vende nga Tirana./Syri