Aksident në aksin Levan-Tepelenë, humb jetën 37-vjeçari
Një aksident me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e një tjetri ka ndodhur këtë mbrëmje në aksin rrugor Levan-Tepelenë.
Viktimë ka mbetur Indrit Rushitaj i cili drejtonte një mjet tip 'Benz' ndërsa drejtuesi i BMW-së Fatjon Lalaj 34 vjeç ka mbetur i plagosur.
Shkaqet dhe rrethanat e aksidentit janë ende të paqarta ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet.
Njoftimi i PolicisëSot rreth orës 18:45, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në fshatin Ziaj, shtetasi I. R., 37 vjeç, banues në Fratar, duke drejtuar automjetin tip "Benz" është përplasur me automjetin tip "Bmë" me drejtues shtetasin F. L., 34 vjeç, banues në Çorrush, Mallakastër.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasi I. R. dhe është dëmtuar e ndodhet në spital shtetasi F. L. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./Syri