Prill 03, 2022 08:00 Europe/Tirane
  • Protestë kundër projektit për transformimin e sheshit të Flamurit në Vlorë

Një grup qytetarësh vlonjatë, por edhe të ardhur nga qytete të tjera të Shqipërisë kanë protestuar të dielën në Vlorë kundër projektit të transformimit të Sheshit të Flamurit.

Protesta është thirrur nga shoqëria civile në rrjetet sociale. Gjatë protestës, qytetarët kërkuar transparencë për këtë projekt të qeverisë. Sipas qytetarëve, ky projekt rrënon historinë e një sheshi që i përket jo vetëm Vlorës, por të gjithë shqiptarëve. Qytetarët njoftuan se protesta do të vijojë sërish më 7 prill, në orën 11.00/ParsToday