Basha pasi u braktis nga deputetët në Shkodër
Ish-kryetari i PD Lulzim Basha pasi u braktis nga deputetët demokratë, deklaroi nga qyteti i Shkodrës se ka mbajtur përgjegjësi duke dhënë dorëheqjen nga Partia Demokratike ndërsa nuk la pa sulmuar liderin historik të PD, Sali Berisha.
Lulzim Basha tha se ish-kryeministri po e trajton PD-në si pronë private ndërsa shtroi pyetjen se kur do vijë dita që ai të mbajë përgjegjësi.
"Pasi unë kam dhënë dorëheqjen, për t'i hapur rrugë bashkimit sa hapa keni parë ju nga pala që krijoi frymën e përçarjes, i fryu gjuhës së urrejtjes dhe nxiti sulmin fizik ndaj PD që të hedhin një hap të vetëm.
Ishin masa mbrojtëse ato tonat ndaj konfliktit dhe dhunës së nxitur nga gjuha e një njeriu për interesat e tij brenda familjes. Një pyetje kam, mendoja, se i kam bërë gabim ndonjëherë gjërat.
A nuk e kuptoni që dikush kur vjen me mjete të dhunshme, kishim dy rrugë, braktisjen, largimin ose marrjen e çdo mase. E vërteta është që PD, mori masa që mos të dëmtoheshin demokratët dhe pas 8 janari asnjë nuk përfundoi në spital.
Sot ju hidhet me shumicë propagadë. Basha mori përgjegjësinë e tij, kur do e marri Berisha për ta hequr luftën e brendshme që të lërë PD-në të lëvizë përpara. Kur do marrë përgjegjësi Berisha dhe të ndalojë së thëni një gjë e të bëri një gjë tjetër.
Pushtim i selisë po jo i zemrave të demokratëve. Flet për bashkimin por i fryn përçarjes. Unë besoj se grupi parlamentar i PD duhet të ketë lirinë të vendosë i lirë pa trysni nga Berisha që e shikon PD si pronë private.”-tha Basha./Syri