Prill 04, 2022 08:47 Europe/Tirane
  • Moti sot dhe nesër, 4 - 5 prill 2022

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga qarkullimi i masave ajrore të paqëndrueshme të cilat do të kushtëzojnë edhe territorin e Shqipërisë.

E hënë, 4 prill 2022

Moti do të jetë me vranësira mesatare dhe reshje shiu të pakta në zonën Jug dhe juglindje po edhe mjegull në Verilindje. Era do të jetë me drejtim Jug-Lindje me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,5 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore       2/12°CZona e ulët          5/16°CZona bregdetare  7/15°C

Kosova, e hënë, 4 prill 2022

Moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu të pakta. Era do të jetë me drejtim Jug-Lindje 8 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre 2°C në mëngjes ndërsa në mesditë do të arrijnë vlerën 10 -11°C .

E martë, 5 prill 2022

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare. Era do të jetë me drejtim Jug -Perëndim me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore       2/16°CZona e ulët          6/20°CZona bregdetare  8/18°C/ Sipas RTSH/syri/