Prill 05, 2022 08:09 Europe/Tirane
  • Amnesty International ‘dënon’ patronazhistët

Amnesty International dënoi publikimin e të dhënave personale nga regjistrat e Partisë Socialiste dhe Tatimeve.

Për këtë organizatë, rrjedhja e informacionit të listës së patronazhistëve dhe pagave përbëjnë shkelje të drejtave të njeriut. Në dhjetor, dy databaza të tjera shkaktuan zemërim masiv kur u përhapën me shpejtësi në publik. Ato mbanin të dhëna personale si pagat, vendet e punës dhe llojin e makinës në pronësi të më shumë se 600 mijë taksapaguesve. Skandali i patronazhistëve dhe targave u zbehën dhe kaluan pa ndëshkime në gjykatë, ndërsa pagat çuan para drejtësisë 4 persona të punësuar në tatime dhe në sektorin privat të agjencive kredidhënëse dhe përmbarimore./ParsToday