Prill 06, 2022 07:16 Europe/Tirane
  • Konfirmohet prezenca e 2 varianteve të Omicron në Shqipëri

Konfirmohet prezenca e 2 varianteve të reja të Omicron në Shqipëri. Instituti i Shëndetit Publik njofton se dy variantet BA1 i Omikron dhe BA2 janë të pranishme në Shqipëri, pas analizimit të 556 mostrave.

Sipas të dhënave rezulton prezenca si më poshtë:

86%(476) janë mostra BA1

8.3%(46) janë mostra BA2

3% (18) janë mostra delta

Shpërndarja e rasteve BA2 është më e lartë në komunitet krahasuar me rastet spitalore. ISHP thotë se ka gjasa që ky variant të kaloje në një variant dominues kundrejt varianteve të tjera për shkak të trasmetueshmërisë së lartë. Në një përqindje shumë të ulët është në qarkullim edhe varianti Delta. Instituti Shëndetit Publik, ju bën apel të gjithë qytetarëve të vaksinohen ndaj COVID-19 pranë qendrave shëndetësore ose pikave të përqendruara të vaksinimit./ParsToday