Prill 06, 2022 10:18 Europe/Tirane
  • Shqipëria merr me qira dy anije për prodhim energjie

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku thotë se Shqipëria do të marrë dy anije që prodhojnë energji elektrike.

Deklarata e ministres u bë gjatë mbledhjes së Komitetit të Energjisë, ku bëri me dije se anijet do të ankorohen në Triport të Vlorës. Balluku tha se kjo është arritur nga mbështetja e Ambasadores Amerikane në bashkëpunim me kompaninë që po punon për termocentralin e Vlorës, Excelerate Energy. Ministrja tha se ‘termocentralet lundrues’ do të prodhojnë energji për nevojat e Shqipërisë deri në momentin që termocentrali i Vlorës do të vihet në funksion. “Kjo është një arritje e madhe pasi do të na garantojë edhe gjatë periudhës së verës që ne të kemi një pavarësi energjetike”, tha Balluku. Kontrata e qiramarrjes së anijeve që prodhojnë energjisë është për një periudhë 2-vjeçare dhe pritet të vihen në funksion brenda 3 muajve. Në mars 2021, Qeveria e Shqipërisë nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë amerikane ExxonMobil dhe Excelerate Energy për termocentralin e Vlorës, për të përdorur gazin e lëngshëm në prodhimin e energjisë elektrike. Përmes kësaj marrëveshjeje përveç termocentralit, Vlora synohet të kthehet në një qendër rajonale për shpërndarjen e gazit të lëngshëm të importuar nga SHBA. Duke iu referuar të dhënave të KESH tha ministrja ka përmirësim të situatë hidrike. “Ka pasur një rrije të nivelit të liqenit të Fierzës”, tha Balluku. Kreu i KESH, Ergys Verdho tha se kuota në kaskadën e Fierzës është në nivelin 267 metra mbi nivelin e detit./ParsToday