Prill 12, 2022 07:11 Europe/Tirane
  • Rama: Në qershor presim negociatat ose ndahemi nga RMV

Kryeministri Rama takoi kancelarin gjerman Olaf Sholc dhe pas bisedës me të deklaroi për mediat se kishte parë gatishmërinë për të shtyrë para procesin e integrimit europian.

Ai u shpreh se do të përmbushet një fazë e procesit sa i takon ndarjes së Shqipërisë nga RMV-ja, të cilën shpresojnë ta realizojnë në muajin qershor. “Për ne procesi i integrimit nuk është proces për të shkuar në Europë, por për të ndërtuar një Shqipëri me standardet e BE-së, në funksion të të ardhmes dhe këtë nuk ja detyrojmë askujt përveç fëmijëve tanë,” – u shpreh Rama. Kryeministri tha ishin 100% në një linjë me kancelarin sa i takon agresionit rus në Ukrainë. “Kërkojmë armëpushim sa më të shpejtë dhe negociata sa më të vërteta,” – tha ai. Ndërkohë theksoi se Ballkani i Hapur cilësohet si një përpjekje për të jetësuar Procesin e Berlinit dhe diçka e tillë është e mirëpritur nga Sholc. Kryeministri tregoi se marrëdhëniet bilaterale janë të shkëlqyera dhe presin nga Gjermania jo vetëm të bëjë pjesën e saj sa i takon integrimit të Shqipërisë dhe ndarjes nga RMV, por dhe të ndihmojë liberalizimin e vizave për Kosovën./ParsToday