Kryeministri Rama vizitë zyrtare në Azerbajxhan dhe Turqi
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të zhvillojë të enjten dhe të premten vizita zyrtare 1-ditore në Azerbajxhan dhe Turqi.
Sipas axhendës zyrtare, Rama do të fluturojë nesër në orën 07:00, drejt aeroportit ndërkombëtar “Heydar Aliyev” në Baku. Në orën 13:40, pritet të zhvillojë një takim kokë më kokë me presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev. Në orën 16:00, Rama do të vizitojë memorialin e Varrezave të Dëshmorëve, ndërsa në orën 16:30 do të zhvillojë një takim bilateral me Sahiba Gafarova, kryetar i Kuvendit të Azerbajxhanit. Në orën 18:00, Kryeministri do të zhvillojë një takim dypalësh me kryeministrin e Azerbajxhanit, Ali Asadov. Ditën e premte, Rama do të niset drejt Turqisë në orën 11:00, në një fluturim të posaçëm drejt aeroportit të Stambollit. Në orën 13:30, Rama do të zhvillojë një takim me përfaqësues të kompanisë “Tubitak”. Kryeministri Rama zhvilloi dy ditë më parë një vizitë zyrtare në Gjermani, ku u taku me kancelarin, Olaf Sholz./ParsToday